Transmetuar më 25-06-2018, 12:30

Xhinxheri është një erëz shumë e përdorur në kuzhinën tradicionale, e ardhur nga kuzhinat aziatike. Ka një sërë vetish që e bëjnë shumë më të dobishëm se ilaçet.

Të përzierat- Ndoshta ndalimi i ndjesisë së të përzierave, është efekti më i njohur i xhinxherit. Përdoret për të luftuar të vjellat pas operacionit, apo ato të mëngjesit.

Dhimbjet menstruale– Një dozë prej 1500 mg xhinxher në ditë, gjatë tre ditëve të para të ciklit, lehtëson ndjeshëm dhimbjet e shkaktuara prej tij.

Stimulon urinë– Një copë xhinxher i freskët mund të aktivizojë sistemin tretës dhe të favorizojë urinë.

Diabeti- Xhinxheri është shumë i mirë për rregullimin e sheqerit në gjak dhe është një erëz që përdoret gjerësisht nga personat që vuajnë nga diabeti.

Dhimbje fyti– Çaji i xhinxherit është shumë i mirë për të kuruar dhimbjet e fytit dhe bllokimin e hundëve, shkruan noa.al.

Marrje mendsh– Xhinxheri ndihmon për të reduktuar ndjesinë e marrjes së mendve, e shoqëruar me një sërë problemesh shëndetësore. /a.y/noa.al