Transmetuar më 25-06-2018, 12:46

Hillary Hardy, është një 31-vjeçare amerikane, e cila për shtatë vite me radhë kërkoi kudo për të gjetur motrën e saj. Kur ishte vetëm një muaj e gjysmë, ajo u adoptua në Eau Claire, Wisconsin.

Pak kohë pas lindjes së vajzës Stella, kishte kontaktuar agjencinë që ishte marrë me adoptimin e saj, duke marrë si emrin e prindërve, edhe detaje për babanë e saj i cili ishte ndarë nga jeta, ndërkohë që kishte edhe një motër me emrin Dawn Johnson.

Befas zbuloi nga një pako postare, se një emër i tillë pak javë më parë, ishte transferuar për të jetuar pranë shtëpisë së saj.

Fqinjët e saj, të cilët ishin transferuar në Greenwood pak ditë më parë, po bënin çatinë dhe emri mbi pakot e ambalazhuara ishte pikërisht ai i motrës që kërkonte.

Dawn vinte nga vendi i origjinës së të atit dhe mbiemri i tërhoqi vëmendjen, për shkak se edhe koincidencat ishin shumë.

Kështu Hillary, vendosi që ti shkruante një mesazh fqinjes, e cila prej pak kohësh kishte nisur miqësi me të. “Cili është emri i babait tënd?”, e pyeti. Menjëherë pas kësaj erdhi edhe përgjigja, “Mos kemi gjë të njëjtin baba”.

Kështu ato u takuan dhe zbuluan se ishin motra, dhe po ashtu mësuan se kishin shumë preferenca të njëjta, ndonëse kishin nëna të ndryshme, shkruan noa.al.

Hillary kishte ardhur në jetë nga një lidhje jashtëmartesore që kishte pasur babai i saj, kështu që ishte dhënë në birësim, për ti afruar një të ardhme më të mirë. /a.y/noa.al