Transmetuar më 25-06-2018, 13:06

Kombinime natyrale efikase për kurimin e sëmundjeve të ndryshme, ekzistojnë shumë.

Disa të kombinuara me njëra tjetrën, janë shumë efikase. Më poshtë sjellim disa prej tyre:

Aroma e rëndë e frymës– Kombinimi i mjaltit me kanellën dhe ujë të vakët, i përdorur si gargarë, është një zgjidhje shumë efikase.

Forcimi i sistemit imunitar- Niseni ditën me një lugë mjaltë, pak kanellë dhe një çaj jeshil. Në këtë mënyrë do të mbroni trupin nga bakteret dhe viruset.

Tensioni i ulët- Fusni 8 kokrra bajame në ujë dhe lërini gjatë gjithë natës. Në mëngjes hiquni lëkurën dhe grijini deri sa të përftohet një masë kremoze. Masën e përftuar ziejeni bashkë me një gotë qumësht dhe pijeni të vakët.

Dhimbje fyti– Përzieni një lugë kanellë pluhur, gjysmë luge piper pluhur, një lugë xhinxher pluhur dhe një lugë mjaltë në një gotë me ujë. Pijeni këtë lëng dy herë në ditë.

Dhimbje stomaku– Përzieni një lugë mjaltë, me gjysmë lugë kanellë pluhur, në një gotë me çaj xhinxheri, shkruan noa.al.

Kolla- Një lugë me mjaltë dhe gjysmë lugë kanellë pluhur, treteni në një gotë me ujë të vakët. Pijeni një kombinim të tillë çdo ditë, për tre ditë me radhë. /a.y/noa.al