Transmetuar më 25-06-2018, 13:20

Pak ditë më parë, lideri i PD Lulzim Basha akuzoi në parlament kreun e grupit të PS Taulant Balla se i’u zbulua “Toyota Yaris” me 1.5 milionë euro, para të drogës.

Ndërkohë, një ditë më parë, në Durrës u bllokuan dy mjete të tilla me plot 3.4 milionë euro të fshehura.

Lidhur me këtë çështje, sot kreu i PD Lulzim Basha tha se u dekonspirua plani i Taulant Ballës për pastrimin e parave të drogës. Ai tha se deputeti i PS ishte garanti i bandës së fuqishme nga Elbasani.

Pas deklaratave të kreut të opozitës, ka ardhur reagimi i deputetit të PS.

Përmes një statusi në rrjetet sociale ai ka ironizuar Bashën duke e quajtur “Babale”.

“Je kaq i mbaruar o Babale sa tani nuk ke më këllqe as të shtrëngosh llastikun e brekusheve të rrenave, që të bien përditë në sy të miletit dhe ti hiç s’do me dit, po vazhdon si budallai i fshatit… Hajde Babale hajde, fli gjumë tani fli se për sot e dhe shfaqjen e rënies së brekusheve”, shkruan Balla në rrjetet sociale./a.m./noa.al/