Transmetuar më 25-06-2018, 15:02

Një sherr i dhunshëm është regjistruar në një rrugë në West Yorks të Anglisë.

Foto të shumta janë publikuar në mediat ndërkombëtare, ku tregohen skenat e dhunshme.

Pamjet kanë sjellë reagime të shumta pasi personat protagonistë u goditën me çekiçë dhe dërrasa.

Njëri qëllon me dërrasë kundërshtarin dhe dikush tjetër i vjen në ndihmë me çekiç duke e kërcënuar se do e qëllonte.

Policia West Yorkshire ende nuk ka dhënë detaje lidhur me sherrin që mund të përfundonte në tragjedi. /k.k/noa.al/