Transmetuar më 25-06-2018, 15:25

Një shqiptar dhunoi dhe kërcënoi me vdekje një grua franceze. Një gjykatë atje e ka dënuar në mungesë 27-vjeçarin, Gentian Hasani.

Historia e të riut ka nisur më 10 prill të këtij viti, në një lagje në veri të Caenit me një grua franceze.

Kur e kupton se i riu bëhet agresiv dhe i dhunshëm, zonja ndalon ta ndihmojë në rrugë, por ai e ngacmoi seksualisht atë.

Disa incidente ndodhin pa bërë ndonjë ankesë në polici. Por, të martën e 10 prillit, gjërat bëhen më keq.

Duke rimarrë automjetin e saj të parkuar në një parking, gruaja e gjen të riun shqiptar të ulur. Ai e sheh ate dhe e kap me shall duke u përpjekur ta mbysë.

Vitin e kaluar, i pandehuri u gjykua dhe u dënua dy herë për aktet e dhunës dhe gjithashtu për vjedhje. /k.k/noa.al/