Transmetuar më 25-06-2018, 15:51

Policia e Shtetit ka reaguar zyrtarisht për 3.5 milion eurot e sekuestruara në Portin e Durrësit, një ditë më parë.

Në njoftimin për mediat, saktësohet se organet e policisë u vunë në dijeni “nga burimet e saj vendase, në datën 20 Qershor 2018, ditën e mërkurë, për një karoatrec me targa AA 120 SP, që pritej të transportonte disa autovetura, e mes tyre një mjet me sasi eurosh të padeklaruara, pa specifikuar tipin e automjeteve dhe as origjinën e vendit”

Në derklaratë përmendet edhe reolika e Bashës me Ballën për një makinë të ngjashme me atë që kishte paratë në Durrës.

“Në datë 24 Qershor 2018, në Portin e Durrësit në orën 07:30, mbërriti nga Belgjika një trajler tip “Bizark” me 9 automjete, përmes Portit të Barit, Itali. Policia Kufitare, mbi bazën e porosisë së marrë në datë 20 Qershor, ka bërë identifikimin dhe ndalimin e mjetit. 

Policia e Shtetit ka njoftuar Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës, e cila po drejton hetimet”, thuhet në njoftim.

Po ashtu bëhen publik edhe emrat e personave të arrestuar për këtë ngjarje.

• Agim Çeka, 61 vjeç, lindur në Luz i Madh, banues në Durrës;

• Edi Lika (Cani), 41 vjeç, lindur në Dibër, banues në Tiranë;

• Klevi Lika, 21 vjeç, lindur në Bulqizë, banues në Tiranë;

• Alban Mollaymeri, 40 vjeç, lindur dhe banues në Tiranë.

Gjithashtu janë shpallur në kërkim dhe punohet për kapjen e shtetasve:

• A.V. 33 vjeç, lindur në Peshkopi e banues në Tiranë;

• E.V. 38 vjeç, lindur në Peshkopi e banues në Tiranë.

Gjatë kontrollit të ushtruar në Pikën e Kalimit Kufitar Durrës në automjetin tip ‘Bizark’ të drejtuar nga shtetasi Agim Çeku dhe pronar Klevi Lika (Cani), në 2 automjete të ngarkuar në të, tip ‘Toyota’ janë gjetur një shumë e konsiderueshme eurosh dhe franga zviceriane, të padeklaruara.

Gjithashtu janë ushtruar kontrolle në banesat dhe ambjente të tjera të personave të dyshuar.

Janë sekuestruar në cilësinë e provave materiale:

• 3,366,800 euro dhe 100 euro që dyshohet të jenë të falsifikuara;

• 80,000 franga zvicerane.

• 10 automjete, nga të cilat 7 automjete të tipit ‘Toyota Yaris’, 1 tip ‘Alfa Romeo’, 1 tip ‘Opel’ dhe 1 tip ‘Bizark’.

• 1 armë kallashnikov me 2 krehëra fishekë, gjetur nga kontrolli i ushtruar në banesën e shtetasit A.Çeka;

• 1 radio policie;

• 7 telefona celularë.

Policia ndërkohë përmed vetëm të dhëna të besueshme, në bazë të të cilave “ngarkesa e sekuestruar ishte e porosituar nga shtetasit E.V. dhe A.V., tashmë të shpallur në kërkim. /k.k/noa.al/