Transmetuar më 25-06-2018, 16:36

Pas akuzave të ngritura nga kryetari i Partisë Demokratike, se Taulant Balla garantoi hyrjen e eurove të sekuestruara një ditë më parë në Portin e Durrësit, Taulant Balla flet për Top Channel.

Ai bën të ditur se do të depozitojë një kallëzim penal ndaj kreut demokrat.

Taulant Balla shprehet se do t’i shkojë deri në fund kësaj çështjeje.

Më herët, Lulzim Basha tha se Taulant Balla kishte garantuar hyrjen parave në vendin tonë dhe se do të shkonin në një prej bandave më aktive në Elbasan.

“Paratë janë të një prej bandave më aktive në Elbasan dhe në të gjithë Shqipërinë. Balla kishte marrëveshje për të garantuar hyrjen e këtyre parave. Policia ka qenë nën presion nga një prej vendet partnere”, tha Basha.