Transmetuar më 25-06-2018, 17:33

Banorët e një fshatin në Indi u përfshinë nga paniku pasi brenda një shtëpie gjetën rreth 100 gjarpërinj.

Kobrat e vogla indiane u vunë re në shtëpinë e Bijay Bhuyan pak ditë më parë, në rrethin Bhadrak.

Burimet thanë se vajza e Bhujan kishte vrarë një gjarpër në shtëpi një natë më parë, pas të cilës një ekip i ndihmës për gjarpërinjtë, nxitoi për në vendngjarje duke shpëtuar 20 gjarpërinj të vegjël të sapo dalë nga veza.

Meqë gjarpri nënë nuk u shpëtua, ndihmësit shkuan përsëri në shtëpi të shtunën në mëngjes, duke shpëtuar edhe 106 gjarpërinj të tjerë, duke përfshirë 21 vezë në grumbullit termit në dhomë.

Fshatarët në numër të madh u mblodhën përpara shtëpisë së Bhujanit për të parë zvarranikët.

Sipas burimeve, zvarranikët e shpëtuar do t’i dorëzohen zyrtarëve të pyjeve, të cilët do t’i lëshojnë në pyll. /k.k/noa.al/