Transmetuar më 29-06-2018, 13:55

Manifesto veten tënde!

Ne jemi plot me pasione. Jemi ëndërrimtarë, largpamës, me qëllime. Na pëlqen të kërcejmë, të shijojmë jetën, të flasim, ta gdhijmë me shoqërinë, të ndajmë jetën tonë me të tjerët. Por, nuk jemi vetëm kaq. Na pëlqen gjithashtu të angazhohemi, të ndryshojmë gjërat rreth vetes. Duam ta bëjmë botën më të mirë, të jemi shembull, të bëjmë gjëra të mëdha. Dhe koha për të vepruar është tani!

Këta Jemi Ne!

Telekom Electronic Beats vazhdon angazhimin për t’i dhënë zë ëndrrave, dëshirave dhe qëllimeve tuaja. Pas fushatës #çkemi, ku kërkuam të ndanit historitë tuaja të përditshme, tashmë duam t’ju japim diçka më shumë: të krijojmë së bashku histori të reja!

Mjafton të hyni në faqen www.electronicbeats.com.al dhe t’i bashkoheni njërës prej kauzave me të cilën keni dëshirë të angazhoheni. Më pas, ne do ju ftojmë në organizimin e eventeve për secilën nga kauzat dhe, sigurisht, përgjatë këtij procesi do argëtohemi shuuuumë.

Duke filluar nga festa në plazh, në lexime libri në pyll, organizime për shkollën e deri në party me stilime flokësh, të gjitha do të jenë evente ku ju do keni mundësinë të kontribuoni edhe nga ana sociale. Evente të papara na presin, por mes argetim, të gjithë bashkë do i shërbejmë qëllimit për ta bërë botën rreth nesh më të mirë.

Ne në Electronic Beats e dimë se ju keni shumë për të dhënë, sepse jeni plot pasione. Prandaj, bashkohu me manifeston tone: KETA JEMI NE dhe do krijojmë së bashku momente e histori të paharrueshme.

Çfarë është Telekom Electronic Beats?

Programi unik i Telekom Albania, dedikuar të rinjve, është shumë gjëra:

– Një platformë unike me përmbajtje- portali dhe kanali social i vetëm që  i dedikohet muzikës dhe të rinjve në Shqipëri, me një sy nga trended e fundit dhe nga rendencat e pazakonshme. Shiko www.electronicbeats.al

– Një përvojë unike aktivitetesh- Telekom Electronic Beats njihet nga të rinjtë si organizuesi i festave më të veçanta dhe në Shqipëri. Që prej Fat Boy Slim në shesh, tek Street Party & festivalet, kudo ku ia vlen të festohet, Electronic Beats është prezent.

– Një produkt unik për komunikimin- paketa Telekom Electronic Beats është paketa më inovatore për të rinjtë- me përfitime special si GB që shtohen pas çdo aktivizimi, dhuratat dhe Urgjenca, të gjitha këto ofrojnë një përvojë të pakrahasueshme komunikimi përmes rrjetit superior të Telekom 4G+.