Transmetuar më 03-07-2018, 21:35

Gazetari Adi Krasta ka marrë pjesë në protestën e aktorëve që vazhdojnë të kundërshtojnë prishjen e Teatrit Kombëtar dhe ndërtimin e një të riu në vend të tij.

Krasta në fjalën e tij u shpreh se “të thuash që kjo ndërtesë duhet të shembur, duhet të jesh i pa shkolluar”.

“Unë kuptoj që është e pasinqertën drama për të shpëtuar Teatrin nga qeveritarët. Minimalisht është e pasinqertë. Të thuash që kjo ndërtesë duhet të shembur, duhet të jesh i pa shkolluar. Mjafton të lexosh Plasarin, të lexosh shkrimin e arkitektit Raça. Shumë njerëz si ju, si ne, që qëndrojmë këtu. Çfarë kërkojmë ne, në kërkojmë që të mos prishet se është i jashtëzakonshëm. Po bie ky dhe të ndërtohen disa kulla”, u shpreh Krasta.

Ai ka vijuar më tej në fjalën e tij duke thënë se nëse do të prishen edhe Muzeu apo Galeria, Tiranën nuk do e njohim më siç ka qenë.

“Po të prishet Muzeu apo Galeria, nëse kjo bëhet se u janë premtuar firmave ndërtuese, kjo do të thotë se Tiranë nuk e njohim dot më siç ka qenë. Kjo bëhet që Tirana të jetë një qytet, që vetëm të hash bukë, të flesh gjumë dhe mos të bësh asgjë. Sot kjo lëvizje kjo është e jashtëzakonshme, unë dyshoj shumë se ky është fillimi i rënies së madhe, nëse kjo marrëzi shkon deri në fund. Nuk ka injorancë të pandëshkueshme. Ca këshilltarë të mençur do duhet t’i thonë kryeministri se është mençuri që të tërhiqesh”, u shpreh Krasta./a.k/noa.al/