Transmetuar më 06-07-2018, 13:03

Jeni të lodhur nga pastrimi i shtëpisë, dhe asnjëherë nuk ja dilni që të kujdeseni për të gjitha!

Ju sjellim zgjidhjen perfekte të cilën do ta adhuroni!

Behët fjalë për një robot i cili do ju zëvendësojë më së mirë në pastrimin e shtëpisë.

Robotët e parë janë bërë të njohur në vitin 2002, sot modelet më të shtrenjta arrijnë në 800 euro dhe evulojnë gjithnjë e më shumë.

Ajo çka është më e vështirë për të gjithë dhe që është e rëndësishme është hekurosja e rrobave.

Edhe për këtë në fakt është duke u punuar, pritet që në vitit 2019 do të kemi pikërisht robotin i cili hekuros në perfeksion rrobat e sapo lara.

Foldimate, ky është emri i robotit, i cili është shfaqur së fundmi në  panairet elektronike, por ka nevojë për akordim të mëtejshëm. Nuk do të jetë një mjet për të gjithë, si në madhësi ashtu edhe nga çmimi i cili duket pak i kripur.

Dimensionet e këtij roboti janë ato të një gardërobë të vogël e ndërsa çmimi do të jetë rreth 1000 euro.

Krijuesit mendojnë se është një hap drejt një të ardhme krejtësisht te rëndësishme që do të sjellë lehtësim në shtëpitë tona, sidomos për hekurosjen.