Transmetuar më 07-07-2018, 21:32

Një ngjarje e rëndë me pasojë vdekjen ka ndodhur në Kosovë.

Mësohet se dy të rinj janë goditur gjatë ditës së sotme nga rrufeja, ku njëri ka ndërruar jetë, ndërsa tjetri ka shpëtuar.

Sipas mediave vendase, ngjarja ka ndodhur në Nivokaz të Gjakovës.

Dy të rinjtë janë goditur nga rrufeja teksa po punonin.

Ata janë dërguar për trajtim mjekësor në Gjakovë, megjithatë njëri prej tyre ka ndërruar jetë, ndersa tjetri është jashtë rrezikut për jetën.

Mësohet se i ndjeri është 23 vjeçari Shpëtim Kabashi, nga fshati Xërxe i Rahovecit./a.k/noa.al/