Transmetuar më 09-07-2018, 08:19

Teksa po i afrohemi mesit të sezonit turistik, Kryeministri Edi Rama nuk heq dorë nga promovimi i zonave që duhen vizituar.

Mëngjesin e sotëm, kreu i qeverisë e ka nisur ditën me pamje nga parku i Divjakës.

Rama thotë se parku është transformuar dhe po vizitohet gjithmonë e më shumë nga shqiptarë e të huaj.

“Me këto pamje magjepsëse të Parkut të rilindur Kombëtar të Divjakës, tanimë i transformuar në një destinacion turistik gjithnjë e më të vizituar nga shqiptarë e të huaj, ju uroj një javë të mbarë”, shkruan Rama.

Në videon më poshtë, gjeni pamjet e publikuara nga kreu i qeverisë. /a.y/noa.al