Transmetuar më 12-07-2018, 08:26

Kryeministri Edi Rama e ka nisur ditën e sotme, me një video nga zona të ndryshme të vendit, nga aktivitetet për festën e traditës.

“Me këto pamje të aktiviteteve të shumta që këto dy muaj kanë gjallëruar qendrat urbane dhe fshatrat nga veriu në jug me festat e traditës, festat e kulinarisë, festat e muzikës duke i dhëne ngjyra fantastike këtij sezoni, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama.

Në video shihen pamje nga festat e organizuara, ku spikasin veshjet popullore, gatimet tradicionale dhe kërcimet.

Qysh para nisjes së sezonit turistik, Rama e ka kthyer në qendër të vëmendjes promovimin e zonave të ndryshme të vendit.

Pamjet që gjeni më posshtë, vijnë në një kolazh mjaft të këndshëm. /a.y/noa.al