Transmetuar më 13-07-2018, 13:42

Kompania e produkteve kozmetike dhe higjienike për të rritur, por e njohur gjerësisht dhe për produktet për kujdesin ndaj fëmijëve ka shkaktuar kancer te të paktën 22 femra, thuhet në vendimin që një gjykatë dha duke e gjobitur me shifrën astronomike prej 4.7 miliardë dollarësh.

Gjykata në shtetin e Missouri në SHBA, sikurse raportoi sot BBC dhe shumë media të tjera në mbarë botën, urdhëroi që Johnson & Johnson të paguajë 4.7 miliardë dollarë si dëmshpërblim për dëmin që i ka shkaktuar 22 femrave me pudrën e prodhuar prej tyre, duke i sjellë kancer.

Vendimi vjen pasi janë plot 9 mijë raste denoncimesh ligjore që janë bërë në ngarkim të J&J për pudrën që ajo prodhon për nënat dhe bebat e tyre.

Procesi gjyqësor zgjati gjashtë javë dhe gratë e familjet e tyre dyshmuan zhvillimin e tumoreve pasi kishin përdorur prej shumë kohësh, baby polder, pudra për bebe që prodhohet nga Johnson & Johnson.

Nga 22 femrat, gjashtë prej tyre kanë vdekur nga tumoret e shkaktuara.

Në gjykatë u evidentua se pudra e shitur nga Johnson & Johnson kishte asbest dhe kjo mbahej e fshehur nga kompania.

Avokatët e 22 grave pohuan se kompania e dinte se pudra e saj ishte e ndotur me asbest që nga vitet 1970, por nuk paralajmëroi konsumatorët rreth rreziqeve.

Përfaqësuesit e Johnson & Johnson nuk e mohuan duke thënë se pudra është një mineral dhe nganjëherë mund të gjendet në tokë në afërsi të asbestit.

Gjithsesi J & J mohoi se produktet e saj përmbanin azbest dhe insistuan se produktet e saj shkaktojnë kancer.

Johnson & Johnson deklaroi se procesi gjyqësor ishte i pandershëm.

Pudra dhe produkte të tjera të Johnson & Johnson tregtohen dendur edhe në Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoni. /noa.al/