Transmetuar më 17-07-2018, 20:17

Minuta të tmerrshme ishin ato të një vajze e cila ra në hapësirën e ashensorit të pallatit duke pësuar dëmtime fizike.

Ngjarja është tani në fokusin e policisë dhe prokurorisë, pasi ndërtuesi i pallatit do të përballet me ndjekje penale.

Gjithçka ndodhi në lagjen nr 3 të qytetit të Sarandës, raporton noa.al duke cituar burime në vendngjarje dhe nga Komisariati i Policisë Sarandë.

Vajza A.L., 19 vjeçe, banuese në fshatin Bajkaj, Delvinë, ndodhej në pallatin e ri që gjendet në lagjen nr.3, pikërisht në objektin e ndërtuar nga shtetasi Nj. V., 60 vjeç, banues në Fier.

 Më datë 16.07.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë, Sarandë, për, pasi dyshohet se më datë 15.07.2018, në pallatin e ndërtuar nga ky shtetas, shtetasja A.L., vjeçe 19, banuese në fshatin Bajkaj, Delvinë,

Teksa ishte duke lëvizur për të dalë, vajza 19-vjeçare ka rënë në hapësirën e ashensorit të pallatit dhe për pasojë është dëmtuar dhe ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.

Pamjet video që shikoni më poshtë, tregojnë momentet e dhimbshme të vuajtjes së 19-vjeçares së pafajshme.

Policia lokale tha se ndërtuesi përballet me akuzën që i referohet nenit 289 të Kodit Penal, “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë”.

Sipas këtij neni, “shkaktimi i vdekjes ose dëmtimi i rëndë i shëndetit të personit ardhur si pasojë e mosrespektimit të rregullave që kanë të bëjnë me punën, prodhimin, shërbimin, të përcaktuara në ligj, në aktet e Këshillit të Ministrave apo në rregulloret përkatëse të sigurimit teknik, të disiplinës teknike, të mbrojtjes në punë, të higjienës dhe sigurimit nga zjarri prej personave të ngarkuar me respektimin e rregullave dhe marrjen e masave në zbatim të tyre, dënohet me gjobë ose me burgim gjer në dhjetë vjet”. /noa.al/