Transmetuar më 18-07-2018, 17:09

Kosova i ka përmbushur kushtet për liberalizimin e vizave. Kështu tha sot Komisioneri i BE-së për Migrim, Çështje të Brendshme dhe Shtetësi, Dimitris Avramopoulos.

Në një konferencë për mediat, bashkë me Presidentin Hashim Thaçi, Avramopulos deklaroi se “pas shumë vitesh e muajsh të përpjekjeve dhe punës së madhe, Komisioni tashmë konfirmon se Kosova i ka përmbushur të gjitha standardet për liberalizimin e vizave”.

Edhe pse nuk ka datë konkrete për liberalizimin e  vizave, Avramopulos ka thënë se “ne inkurajojmë Këshillin dhe Parlamentin Evropian që të lëvizin përpara me propozimin tonë. 

Unë vërtetë shpresoj se jemi shumë pranë një regjimi pa viza për të gjithë rajonin, i cili do të vendoset shumë shpejt”.

Ai ka thënë se përmbyllja e marrëveshjes për demarkacionin me Malin e Zi ka qenë hap i madh drejt liberalizimit. Lidhur me këtë, Avramopoulos i ka përshëndetur të gjitha partitë politike në Kosovë. /k.k/noa.al/