Transmetuar më 19-07-2018, 09:08

Do të duhej të ishte një udhëtim i mrekullueshëm, para se të nisë “udhëtimin e përjetshëm” në botën e përtejme për turistin amerikan Michael Veley.

Por një grabitës ia ktheu udhëtimin më të keq. Pak pasi ai mbërriti me bashkëshorten në brigjet italiane me varkë, turistit i grabitën portofolin.

Historia e tij ka prekur miliona njerëz pasi për të është udhëtimi i fundit, pasi i ka mbetur pak kohë nga kanceri shkruan noa.al. Turisti shpërndau një letër në rrjetet sociale për grabitësin e tij.

“Ky është udhëtimi im i fundit me gruan. Jam i sëmurë dhe po vdes nga kanceri”, shkruan ai mes të tjerash.

Letra e plotë:

Personit që më grabiti kuletën:

E di që nuk do të doje ta lexoje këtë dhe e di që ndoshta nuk do t’ja dish fare. Ne arritëm në qytetin tënd të bukur në 14 Korrik në orën 14:00 me varkë. Unë u bëra viktima jote e radhës.

Ky është udhëtimi im i fundit me gruan. Po vdes nga kanceri.

Më le pa para dhe pa kartë krediti. Mendoje për vetëm një çast çfarë i bëre viktimës tënde.

Ai u grabit në Venecia, teksa udhëtonte nëpër varkat e qytetit. Turisti denoncoi rastin në polici ndërkohë shpërndau edhe letrën e hapur për grabitësin./a.m./noa.al/