Transmetuar më 24-07-2018, 23:13

Të premten pritet të ndodhë një fenomen i rrallë, ai i shfaqes së Hënës së përgjakur.

Hëna do të vijë e shoqëruar nga Marsi, duke ndriçuar më shumë se çdo herë tjetër në hapësirë.

Shkencëtarët thonë se ky do të jetë eklipsi më i gjatë hënor i shekullit 21, dhe pritet që të ndodhë ditën e premte, në 27 korrik.

Pasi të rreshtohet me Tokën dhe Diellin, Hëna e plotë do të errësohet dhe do të ndryshojë ngjyrë, nga e hirtë në të përgjakshme.

Fenomeni frikësonte paraardhësit tanë të lashtësisë. Ndërsa edhe sot e kësaj dite shihet si një fenomen i frikshëm në disa pjesë të botës.

Marsi do t’i bashkohet spektaklit qiellor, duke u shfaqur direkt nën Hënën e Përgjakur.

Nuk mbetet gjë tjetër veçse të shohim këtë dukuri në hapësirë. /k.k/noa.al/