Transmetuar më 26-07-2018, 18:15
Pas shumë vitesh, një emër i madh i baletit shqiptar do të kthehet në atdhe.
Bëhet fjalë për balerinin me famë përtej kufijve Kledi Kadiu.
Mësohet se ai do të jetë pjesë e spektaklit “Dance with me” që nis në 10 Shtator në Klan, duke zëvendësuar Albi Nakon.
Ky i fundit do të angazhohet me një projekt të tijin pasi do të hapë një shkollë baleti.
Lajmi për rikthimin në atdhe e dha vetë Kledi Kadiu në një intervistë në emisionin “Quelle brave ragazze” në “Rai 1”.
Ndërkohë, ai do jetë përkrah Valbona Selimllarit dhe Robert Aliajt në komisionin e “Dance with me”./a.m./noa.al/