Transmetuar më 26-07-2018, 22:07

Fotoreporteri i njohur Feliks Bilani, në përpjekje për të evidentuar problematika që spikatin në Tiranë, nëpërmjet imazheve fotografike, po trajton ditët e fundit disa çështje që prekin gjerësisht mbi një milion shqiptarë që jetojnë në kryeqytet dhe shumë të tjerë që e vizitojnë përditë atë.

Kështu, në foton më poshtë, Bilani paraqet situatën e rënduar të trafikut rrugor në aksin “Vasil Shanto” – “21 Dhjetori”, duke pohuar se rrëmuja e punimeve po provokon aksidente, për shkak se po bëhet ngushtimi i mëtejshëm i rrugëve.

E vërteta është se në Tiranë, po bëhen ndryshime të cilat parimisht duken pozitive, pasi synohet ekologjizmi sidomos në nxitjen e biçikletave. Por nga ana tjetër harrohet ose neglizhohen në mënyrë të papranueshme, pjesa tjetër e popullatës, e cila ka nevojë të domosdoshme të ketë rrugë të mjaftueshme për të lëvizur me automjete, vende për të parkuar mjetet dhe trotuarë për të kaluar këmbësorët, karrocat e fëmijëve, invalidët, të verbrit, etj.

Në foton e mëposhtme Bilani evidenton kaosin e krijuar edhe te rruga e Kavajës.

Edhe atje po ngushtohet rruga ekzistuese duke bërë të pamundur parkimin e mjeteve, duke vështirësuar kalimin e njerëzve dhe duke hapur telashe për përdoruesit e rrugëve me makina dhe motorë, sepse po hapen dhe vijëzohen akse të bollshme për kalim biçikletash.

Image may contain: car and outdoor

 Në foton më poshtë, Bilani sjell shembullin e Ohrit ku bashkia, ka hapur rrugë biçikletash, por duke mos ia ngrënë rrugës dhe duke marrë një pjesë të vogël nga trotuarët e bollshëm. Sepse aty ku rrugët dhe trotuarët janë të pamjaftueshëm është e kotë të nxjerrësh “dhjamë nga pleshti”.

Duke iu rikthyer rrugëve të Tiranës, Bilani fotografon një tjetër aks ku siç shihet po punohet për të njëjtin motiv.

Fotoreporteri i njohur, i irrituar shtron me të drejtë pyetjen: “Po fëmijët ku do të kalojnë?”.

Fotoreporteri i njohur, sjell edhe disa foto të tjera që NOA.al jua paraqet më poshtë, ku duken rrugë të tjera të Tiranës që janë kthyer në kantiere për korsi biçikletash.

Ato po krijojnë vështirësi të shtuara për përdoruesit e rrugëve dhe shumë qytetarë thonë se janë të zemëruar me këtë fakt.

Për më tepër, disa rrugë janë duke iu nënshtruar punimeve vetëm pak javë ose muaj para se të bëheshin sërish.

Image may contain: one or more people, people walking, tree, sky and outdoor

Image may contain: car and outdoor

Image may contain: one or more people, tree, basketball court, car and outdoor

Image may contain: one or more people, tree and outdoor

Image may contain: one or more people, tree, car and outdoor

Duke u ndalur te rruga e Kavajës, Bilani evidenton se edhe atje Edhe ajo po ngushtohet nga bashkia. Bilani thekson se “kjo gjë po cenon qytetarët pasi askush kush banon aty nuk ka më mundësi parkimi ashtu siç po bëhet edhe me rrugët e tjera ku s’mundet më të kalojë ndalojë për arsye të ngutshme as autoambulanca  dhe as zjarrfikësit”.

Fotoreporteri Bilani thotë se “zaptimi i rrugëve të Tiranës ku tashmë njerëzit nuk kanë më asnjë mundësi parkimi apo qarkullimi po bëhet nga Erion Veliaj, Edi Rama dhe shton se për këtë janë duke heshtur Lulzim Basha dhe Monika Kryemadhi.

Kurse shton se po ashtu, “mediat janë blerë” e sipas tij edhe shoqëria civile po bën të njëjtën gjë.  /noa.al/

Image may contain: one or more people, people standing, car, tree and outdoor

Image may contain: one or more people, car and outdoor

Image may contain: one or more people, tree and outdoor

Image may contain: one or more people, car, tree, sky and outdoor

Image may contain: one or more people, tree and outdoor

Image may contain: one or more people, tree, car and outdoor