Transmetuar më 27-07-2018, 14:25

Tiranë, NOA.al- Moti i kthjellët dominon gjatë gjithë ditës të gjithë territorin shqiptar deri në mbrëmje kur vranësira lokale zhvillohen në ekstremet Veri-Verilindje duke gjeneruar rrebeshe afatshkurtra shiu. Në mbrëmje dhe gjatë natës, moti mbi Shqipëri vijon me kthjellime.

Sipas MeteoAlb, temperaturat e ajrit ulen lehtë gjatë orëve të para të ditës ndërsa mesdita ruan vlera termike konstante ku maksimumi mbetet 34 – 35°C.

Era do fryjë e lehtë por mesatare në zonat Lindore, me shpejtësi 30 km/h nga Veriperëndimi duke krijuar në det dallgëzim 1- 2 ballë.

Europa

Mot i paqëndrueshëm dominon pjesën më të madhe të Europës duke sjellë vranësira dhe shira të dendur. Përjashtim bën pellgu Mesdhetar dhe Verilindja ku moti vijon kryesisht i kthjellët. /a.y/noa.al