Transmetuar më 28-07-2018, 08:22

Merr fund misteri për fatin e dy motrave binjake, Sophia dhe Vasiliki Filippopoulou vetëm 9 vjeçe, të cilat u deklaruan të zhdukura pas zjarreve që përfshinë Greqinë këtë të hënë dhe shkaktuan 87 viktima.

Konfirmohet se dy të miturat kanë humbur jetën në zjarrin masiv, që përfshiu zonën e Atikas.

Mësohet se dy të miturat janë gjetur të djegura bashkë me gjyshërit e tyre në fshatin e Matit.

Lajmi është bërë publik, nga hetuesi privat i punësuar nga familja e të miturave,

Yorgos Tsoukalis.

Këtë të premte prindërve, të Sophia dhe Vasiliki, iu kërkua që të bëjnë testin e ADN-së, për të identifikuar trupat e djegur.

Bëhet me dije se dy vogëlushet, u gjetën të vdekura në krahët e gjyshërve të tyre. /a.y/noa.al