Transmetuar më 28-07-2018, 15:00

Tiranë, NOA.al- Pjesa e parë e ditës mbetet në kushtet e motit të kthjellët ndërsa pasdite vranësirat shfaqen fillimisht në zonat Lindore duke gjeneruar shira të përkohshëm në ekstremet Verilindje-Juglindje por rrebeshe të izoluara në ekstremin Verior.

Në mbrëmje dhe gjatë natës, vranësirat bëhen dominante në pjesën më të madhe të territorit shqiptar.

Sipas MeteoAlb, temperaturat e ajrit rriten me 1-2°C në mëngjes por kryesisht në mesditë ku maksimumi në zona specifike ngjitet në 37°C.

Era do fryjë mesatare por e fortë në det, me shpejtësi 45 km/h nga drejtimi Verior duke krijuar në det dallgëzim 2-3 ballë.

Europa

Vijojnë rrebeshet e shiut me stuhi afatshkurtra ere në Veri dhe Juglindje të Europës.

Po ashtu, vranësira dhe shira dominojnë rajonin e Balltikut. Ndërsa pellgu Mesdhetar dhe pjesërisht qendra e Europës mbeten me kthjellime dhe vranësira kalimtare. /a.y/noa.al