Transmetuar më 29-07-2018, 20:46

Programi (SEC2SV) i cili është themeluar nga Komisioni Evropian dhe Parlamenti Evropian në World Economic Forum në 2014, dhe i udhëhequr nga Mind The Bridge, ka ftuar Gjirafën në edicionin e IV të Startup-ëve Evropianë në Silicon Valley.

Gjirafa renditet si kompania më e suksesshme në rajon në blerjet dhe shërbimet online, mirëpo tashmë hyn edhe në listen e TOP startup-ëve më të suksesshme dhe unikorn i ardhshëm me standarde botërore.

Këtë vit Gjirafa është në mesin e top 13 Startup-ëve të Evropës, që së bashku numërojnë rreth 1,000 të punësuar dhe kanë pranuar $135 milion investime deri më tani.

Infografika

Përveç të tjerave, Marco Marinucci, CEO Mind the Bridge tha se: “Krahasuar me edicionet paraprake, ne kemi vërejtur biznese premtuese nga tregjet në rritje të Evropës Lindore si Hungaria, Shqipëria dhe Polonia, si dhe nga vendet më ‘tradicionale’ si Franca, Gjermania, dhe Belgjika.”

Mërgim Cahani, themelues dhe CEO i Gjirafa, Inc., tregon se “Për ne si vend që jemi shpesh të pa dukshëm në botë nga aspekti i teknologjisë dhe inovacionit, kjo është një arritje jo vetëm për ekipin e Gjirafës, mirëpo edhe për vet ekonominë e vendit. Kjo shkon edhe përtej punës së ekipit të Gjirafës, sepse çdo njëri (përdorues, klient, partner dhe konsumator) duke përdorur shërbimet e Gjirafës ka bërë që Gjirafa të përzgjidhet ndër Top Startup-ët në Evropë.”  

Më shumë informacion mund të gjeni këtu. Kurse eventin e gjeni këtu.