Transmetuar më 31-07-2018, 15:51

Sipas MeteoAlb, Shqipëria paraqitet në kushtet e motit të kthjellët deri pas mesditës së mërkurë, ku vranësira lokale shfaqen në zonat malore, kryesisht ne verilindje, juglindje duke rrezikuar rrebeshe shiu afatshkurtër.

Pasditja dhe orët e natës do të vijojnë në kushtet e motit të kthjellët në të gjithë territorin shqiptar.

Temperaturat e ajrit vijojnë me rritje të lehtë në të dy ekstremumet termike të ditës, duke ngjitur maksimumin territorial mbi 37°C.

Era do fryjë e lehtë deri mesatare, me shpejtësi 30 km/h nga drejtimi veriperëndimor, duke bërë që në det dallgëzimi të ngjitet në 2 ballë.

Europa

Vijon dominimi i kthjellimeve dhe vranësirave të lehta në pjesën më të madhe të Europës, më të dukshme ne pellgun Mesdhetar.

Por vranësira të shpeshta dhe shira të përkohshëm dominojnë pjesërisht Ballkanin si edhe brigjet e detit Egje. /k.k/noa.al/