Transmetuar më 29-08-2018, 08:23

Përfshihet nga flakët një traget grek me 875 persona në bord, duke krijuar momente paniku.

Ngjarja ka ndodhur teksa anija sapo ishte larguar nga porti i Pireut, për në Hania të Kretës.

Mësohet se 140 nga personat në bord, janë anëtarë të ekuipazhit, ndërsa pjesa tjetër kanë qenë pasagjerë, mes tyre edhe shqiptarët.

Zjarri ra në pjesën e garazhit të tragetit “Elefterios Venizelos”, gjatë orëve të natës mes të martës dhe të mërkurës.

Ndërhyrja e menjëhershme e autoriteteve ka bërë evakuimin e të gjithë pasagjerëve, pa asnjë lëndim.

Në fotografi dhe në video, mund të shihni pamje nga trageti në tym. /a.y/noa.al