Transmetuar më 31-08-2018, 09:41

Një tërmet i fuqishëm ka goditur Greqinë në orët e para të mëngjesit të sotëm.

Lëkundjet janë shënuar në orën 09.12 minuta, me epiqendër në Trikala të Greqisë.

Bëhet fjalë për lëkundje 5.1 ballë të shkallës rihter, në 10 kilometra thellësi.

Lëkundjet kanë qenë aq të fuqishme sa që janë ndjerë edhe në jug të Shqipërisë, si Gjirokastër, Fier, etj.

Deri më tani nuk flitet për të lënduar në njerëz apo ndërtesa, teksa verifikimet janë në vijim. /a.y/noa.al