Transmetuar më 01-08-2018, 17:02

“Ndjehem shumë mirë sepse realizova një mision” – tha një prej pjesëmarrësve të një party në jug. Çfarë misioni mund të realizohet në jug, përveçse të festosh pa kriter deri në të gdhirë?! Në fakt, fundjavën e kaluar kishte një mision, pastrimin e plazhit… 

Rreth 100 pjesëmarrës morën pjesë në festën e organizuar nga Telekom Electronic Beats, disa erdhën enkas nga Tirana me atuobuza e disa të tjerë ishin pushues në Kampin e Jalit. Të gjithë bashkë, përveshën mëngët, vunë dorezat dhe morën nga një thes për ta mbushur plot me mbetjet që ishin lënë pas në gjirin e Akuariumit në Jal.

Pothuajse 100 thasë u mbushën dhe gjithë pushuesit prezent në plazh u bënë pjesë e mbledhjes së mbetjeve. Me një mesazh, me shumë dëshirë dhe vullnet, të gjithë u bënë pjesë e një misioni: të pastrojmë plazhin! 

Më pas erdhi festa e merituar, tek kampingu i Jalit ku Vlashent Sata i mblodhi të gjithë rreth skenës dhe i kënduan hënës, kujtimeve, dashurisë, etj. Pas momenteve nostalgjike me Vlashentin, në skenë u ngjit DJ Oda e cila i mbajti të gjithë duke kërcyer deri sa perëndoi hëna.    

#PerPlazhin_Cocktails është festa e dytë me qëllim të mirë e fushatës Këta Jemi Ne, ku Electronic Beats kërkon të bëjë pjesë të angazhimeve sociale të rinjtë shqiptarë dhe sigurisht në fund ajo që i bashkon është argëtimi.

Për festat e radhës, vizitoni faqen www.electronicbeats.al/ketajemine dhe bëhuni edhe ju pjesë.