Transmetuar më 03-08-2018, 15:04

Tiranë, NOA.al- Veriu dhe pjesërisht zonat qendrore janë paraqitur kryesisht të kthjellëta por Jugu vijon me vranësira të herë pas hershme dhe shira të dobët në zona të izoluara. Pasditja largon vranësirat edhe nga zonat Jugore duke bërë që vendi të kalojë në kushtet e motit të kthjellët.

Sipas MeteoAlb, temperaturat e ajrit janë ulur lehtë gjatë mëngjesit por rritje të lehtë ka sjell mesdita, më e ndjeshme në Veriperëndim- Qendër të territorit.

Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare me shpejtësi 33 km/h nga drejtimi Verior ndërsa në det vijon dallgëzimi deri 2 ballë.

Europa

Veriu dhe Verilindja e Europës kanë vijuar me vranësira dhe rrebeshe të shkurtra shiu. Ndërsa pjesa më e madhe e kontinentit mbetet në kushtet e motit të kthjellët dhe temperatura shumë të larta; kryesisht Jugperëndimi dhe Qendra e Europës. /a.y/noa.al