Transmetuar më 13-08-2018, 14:06

Gjeni më poshtë disa nga imazhet mëprofesionale të fiksuara në celuloid nga fotoreporterët e agjencive më të mëdha ndërkombëtare, në korrespondencat e tyre anembanë botës.

Mbi çdo foto gjeni edhe përshkrim të shkurtër për të

Një bari mbledh kopenë e tij pranë malit Erciyes në Turqi.

1.Një bari mbledh kopenë e tij pranë malit Erciyes në Turqi

Migrantët e shpëtuar në Detin Mesdhe qëndrojnë në bordin e një anijeje përpara se të arrijnë në portin e Algciras në San Roque, Spanjë.

2.Emigrantët e shpëtuar në Detin Mesdhe qëndrojnë në bordin e një anijeje përpara se të arrijnë në portin e Algciras në San Roque, Spanjë

Ushtarët gjeorgjianë marrin pjesë në “Nobel Partner 2018”, një stërvitje e përbashkët ushtarake shumëkombëshe, jashtë kryeqytetit Tbilisi.

3.Ushtarët gjeorgjianë marrin pjesë në “Nobel Partner 2018”, një stërvitje e përbashkët ushtarake shumëkombëshe, jashtë kryeqytetit Tbilisi

Një njeri ecën në një rrugë, teksa zjarri që ka kapluar Portugalinë, afrohet pranë Pedreira, që gjendet pranë qytetit Silves.

4.Një njeri ecën në një rrugë, teksa zjarri që ka kapluar Portugalinë, afrohet pranë Pedreira, që gjendet pranë qytetit Silves

Një burrë shikon një tank të tipit T-72 BE të drejtuar nga një ekuipazh nga Rusia gjatë Lojërave Ndërkombëtare të Ushtrisë, që janë mbajtur në Alabino, në periferi të Moskës.

5.Një burrë shikon një tank të tipit T-72 BE të drejtuar nga një ekuipazh nga Rusia gjatë Lojërave Ndërkombëtare të Ushtrisë, që janë mbajtur në Alabino, në periferi të Moskës

Dy fëmijë luajnë me një këlysh në shinat e trenit që kalojnë pranë një lagjeje të varfër të qytetit pakistanez, Karaçi.

6.Dy fëmijë luajnë me një këlysh në shinat e trenit që kalojnë pranë një lagjeje të varfër të qytetit pakistanez, Karaçi

Një djali i vogël jemenas qëndron pranë një kampi ku strehohen përkohësisht personat e zhvendosur në provincën lindore, Marib.

7.Një djali i vogël jemenas qëndron pranë një kampi ku strehohen përkohësisht personat e zhvendosur në provincën lindore, Marib

Dali Baramidze, 71-vjeçe qanë pranë varrit të djalit të saj Leri Lagurashvili, në përvjetorin e dhjetë të luftës në mes të Gjeorgjisë dhe Rusisë.

8.Dali Baramidze, 71-vjeçe qanë pranë varrit të djalit të saj Leri Lagurashvili, në përvjetorin e dhjetë të luftës në mes të Gjeorgjisë dhe Rusisë

Një grua e moshuar kalon pranë një turme të pëllumbave në qendër të Moskës.

9.Një grua e moshuar kalon pranë një turme të pëllumbave në qendër të Moskës

Në burrë afgan në karrocë merr pjesë në Ecjen e Paqes në Kabul, duke kaluar rreth 1800 kilometra për të arritur në Herat. Kjo ngjarje është zhvilluar për të bërë thirrje për dhënien fund të luftës disa dekadëshe.  

10.Një burrë afgan në karrocë merr pjesë në Ecjen e Paqes në Kabul, duke kaluar rreth 1800 kilometra për të arritur në Herat. Kjo ngjarje është zhvilluar për të bërë thirrje për dhënien fund të luftës disa dekadëshe

Një burrë freskohet në Lumin Danub në Beograd të Serbisë.

11.Një burrë freskohet në lumin Danub në Beograd të Serbisë

Balonat me ajër në Kapadokia të Turqisë.

12.Balonat me ajër në Kapadokia të Turqisë

Një punëtor shëndetësor i jep vaksinën kundër polioz një fëmije në Lahore.

13.Një punonjës shëndetësor i jep vaksinën kundër poliozës, një fëmije në Lahore

Njerëzit presin brenda gërmadhave të një kishe, ku është mbajtur një koncert në kuadër të festivalit Sprava, në fshatin e Bjellorusisë, Belaya Tserkov.

14.Njerëzit presin brenda gërmadhave të një kishe, ku është mbajtur një koncert në kuadër të festivalit Sprava, në fshatin e Bjellorusisë, Belaya Tserkov

Aktivistët pro legalizimit të abortit në Argjentinë të veshur si karakteret e njërit nga librat e autores kanadeze, Margaret Atwood.

15.Aktivistët pro legalizimit të abortit në Argjentinë të veshur si karakteret e njërit nga librat e autores kanadeze, Margaret Atwood

Një avion mundohet të shuajë zjarrin në Kaliforni.

16.Një avion mundohet të shuajë zjarrin në Kaliforni, SHBA

Një shirit me ngjyra të ylberit është lidhur pranë një kryqi, gjatë një parade të komunitetit LGBT në Shën Petersburg.

17.Një shirit me ngjyrat e ylberit është lidhur pranë një kryqi, gjatë një parade të komunitetit LGBT në Shën Petersburg, Rusi