Transmetuar më 13-08-2018, 20:59

Një ngjarje e rëndë me pasojë plagosjen ka ndodhur në Kosovë.

Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Prizren.

Mësohet se nga të shtënat me armë zjarri kanë mbetur të plagosur tre persona, ku njëri prej tyre ndodhet në gjendje kritike për jetën i shtruar në spital.

Ngjarja ka ndodhur në një parking në rrugën e ‘Pushkatarëve’ në Prizren.

Sipas hetime paraprake dyshohet se sherri ka nisur në një parking automjetesh në rrugën e ‘Pushkatarëve’ në Prizren.

Ndërkaq mësohet se janë arrestuar dy të dyshuar.

Autoritetet përkatëse vijojnë punën për dokumentimin e plotë të ngjarjes./a.k/noa.al/