Transmetuar më 17-08-2018, 17:20

Mali i Zi është shprehur kundër shkëmbimit të territoreve mes Kosovës dhe Serbisë.

Ky qëndrim është bërë i ditur nga Kryeministri i vendit, Dushko Markoviç, i cili pati një takim me Kancelaren e Gjermanisë, Angela Merkel.

Në një postim të publikuar në faqen zyrtare të twitterit të qeverisë së Malit të Zi theksohet se të dy palët shprehën mendimet se nuk mund të ketë ndryshim të kufijve të Ballkanit.

Deklarata vjen në kohën kur Presidenti i Kosovës, Hashim Thaci ka propozuar korrigjimin e kufirit me Serbinë, ndërsa kryeministri Ramush Haradinaj është shprehur tërësisht kundër. /k.k/noa.al/