Transmetuar më 20-08-2018, 14:27

Tiranë, NOA.al- Paraditja vijon me kthjellime e vranësira kalimtare në zonat Perëndimore por vranësira të shpeshta do ketë ekstremi Verior dhe gjithë zonat Lindore. Pjesa e dytë e ditës fuqizon vranësirat në zonat malore duke sjellë shira afatshkurtër në Lindje dhe Juglindje. Mbrëmja dhe orët e natës sjellin mbi Shqipëri, kthjellime dhe vranësira kalimtare.

Sipas MeteoAlb, temperaturat e ajrit do të ulen lehtë në mëngjes dhe orët e mesditës duke variuar nga 14-37°C.

Era do fryjë mesatare deri e fortë në det, me shpejtësi 52 km/h nga Veriu-Veriperëndimi ndërsa në det dallgëzimi ngjitet 3 ballë.

Europa

Në pjesën më të madhe të kontinentit Europian dominojnë kthjellimet me vranësira kalimtare. Por zonat Juglindore të Europës si edhe ekstremi Verilindor i kontinentit mbeten me vranësira dhe rrebeshe të përkohshme shiu. /a.y/noa.al