Transmetuar më 03-09-2018, 16:13

Është paralajmëruar që presidenti serb Aleksandër Vuçiç do të vizitojë Kosovën në datat 8 dhe 9 shtator.

Ndërkohë, mësohet se kreut të shtetit i është aprovuar leja për të vizituar Kosovën.

Lajmin e ka bërë të ditur Jetlir Zyberaj, këshilltari i ministrit të Jashtëm Behgjet Pacolli.

Ai ka thënë për Telegraf se leja për vizitë është aprovuar konform rregullave të përcaktuara.

Ndërkohë me datat 8 dhe 9 shtator, shefi i shtetit serb do të qëndrojë në veri të Kosovës, ku ndër të tjera do t’iu adresohet edhe serbëve në Kosovë.

Çështja kryesore mes vendeve, aktualisht është çështja e rishikimit të kufijve. /k.k/noa.al/