Transmetuar më 03-09-2018, 20:35

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen dhe plagosjen u regjistrua gjatë ditës së sotme në Kosovë.

Aksidenti ndodhi në Klinë, ku një automjet u përplas nga një tren dhe si pasojë mbetën të plagosur 6 persona.

Sipas gazetës Fokus, në mesin e të lënduarve ishin dhe 2 fëmijë.

Pak orë më vonë një nga të lënduarit e aksidentit ka ndërruar jetë në spital, duke mos mundur t’i mbijetojë dot plagëve të rënda.

Ndërkaq nuk dihet ende identiteti i të lënduarve dhe personit që humbi jetën.

Policia po heton shkaqet e këtij aksidenti tragjik./ak/noa.al/