Transmetuar më 04-09-2018, 10:01
Foto ilustruese

Policia e Vlorës thotë se ka zbardhur ngjarjen e djegies së qëllimshme të një automjeti  në orët e para të mëngjesit të kësaj të hëne, duke vënë në pranga një person.

Pas ngjarjes ku më datë 3 shtator, në orën 04:00 të mëngjesit, në lagjen “24 Maji” u përfshi nga flakët automjeti tip “Toyota” me targa AA 660 RJ në pronësi të shtetasit S.S., menjëherë pas hetimeve të kryera u bë e mundur zbulimi, identifikimi dhe ndalimi i të dyshuarit.

Shkëlqim Hoxha, 41 vjeç, banues në Vlorë, u vu në prangat e policisë, pasi dyshohet ta ketë kryer këtë vepër penale në mënyrë të qëllimshme.

Noa.al mëson se dyshimet kryesore janë përqendruar në faktin se Hoxha mund të jetë futur për ti vënë zjarrin makinës.

Kjo për shkak se i zoti i mjetit është në proces divorci dhe mendohet se ngjarja mund të jetë bërë prej inatit, nën ndikimin e gruas së tij.

Megjithatë hetimet janë në vijim, ndërkohë që ndaj të dyshuarit materialet iu referuan Prokurorisë së Vlorës për veprën penale “Shkatërrimi i pronës me zjarr”. /a.y/noa.al

Digjen gjatë natës dy makina në Vlorë, dyshohet zjarrvënie e qëllimshme