Transmetuar më 05-09-2018, 21:42

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, është shfaqur shumë i mllefosur me deklaratat e bëra për të nga kundërshtarët e tij politikë, në veçanti nga udhëheqësi i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti.

Ai ka thënë se nuk do të lejojë kurrsesi që dikush ta ofendojë atë.

“Kush të dojë e kush të ka qejf, unë jam i gatshëm t’i përgjigjem. Në çdo vend të botës, nëse dikush të ofendon, edhe i përgjigjesh. Njësoj do të veproja edhe unë”, është shprehur Haradinaj në “Rubikon” të KTV’së.

“Nuk e lejoj askënd të më ofendojë. Nuk jam hajn (hajdut), dhe nuk duroj që askush të më thotë kështu”, ka thënë ai.

Haradinaj ka theksuar se është në gjendje edhe të përleshet fizikisht me këdo që e quan atë hajn.