Transmetuar më 07-09-2018, 22:58

Vizita e Presidentit serb në Kosovë do të nisë nga Gazivoda.

Deklarata është bërë nga Aleksandër Vuçiç në një dalje për mediat para se të shkojë në Kosovë.

Ai po ashtu tha se Lista Serbe nuk do e mbeshtesë Fatmir Limajn si kryeues i ekipit negociator.

"Ditët e fundit ishin të vështira për popullin tonë dhe përfaqësuesit e tij, dhe për ne që përfaqësojmë Serbinë në arenën ndërkombëtare. Unë jam i sigurt që nuk e dini se çfarë ka ndodhur në 72 orët e mëparshme. Gjithçka nisi me vështirësi, deri tani të padukshme, presione ndaj deputetëve të Listës Serbe, dhe pastaj presion mbi udhëheqjen e Serbisë për të mbështetur Fatmir Limajn si kreun e ekipit negociues të Kosovës.

Lista serbe nuk dëshironte të mbështeste Limajn. Unë nuk do të hyj në arsyet, por këtu kam një dosje të quajtur Limaj, i cili akuzohet për krimet më të rënda kundër popullit tonë ", tha Vuçiç në fjalimin e tij para publikut.

Në anën tjetër, autoritet kosovare nuk i kanë dhënë leje presidentit serb për ta vizituar liqenin e Gazivodes. /k.k/noa.al/