Transmetuar më 10-09-2018, 19:00

Presidenti serb Aleksandër Vuçiç, pavarësisht ndalesës nga kryeministri Ramush Haradinaj, sërish mori rrugën në drejtim të Drenicës për të vizituar fshatin Banjë të Skenderajt, një ditë më parë.

Por aty Vuçiç nuk mundi të kalojë. U ndalua dhe u kthye mbrapsht nga Policia e Kosovës.

Lajmin se duhet të kthehet mbrapsht, presidentit serb ia dha një epror i Policisë së Kosovës.

Ka qenë zyrtari i Policisë, Vllaznim Surdulli, nga Gjilani, ai i cili u ballafaqua dje me presidentin serb.

Pavarësisht debatit që Vuçiç pati me Surdullin, ky i fundit nuk lëshoi pe dhe zbatoi vendimin e instancave.

Fotografia e eprorit Vllaznim Surdulli, u bë virale në internet. /k.k/noa.al/