Transmetuar më 18-09-2018, 11:16

Telekom Albania sjell për herë të parë në tregun shqiptar eksperiencën e përjetimit të cilësisë së lartë të zërit VoLTE nga abonentët.

Nëpërmjet VoLTE të gjitha thirrjet tashmë do të bëhen në rrjetin 4G ose siç quhet ndryshe LTE (Long Term Evolution).

Të gjithë abonentët që deri tani kanë bërë thirrje telefonike në rrjetin 2G ose 3G do mund të arrijnë cilësinë e zërit më të lartë në rrjetin 4G. Aktualisht kjo është e mundur vetëm me telefonin Samsung Galaxy A6 që ofrohet për numrat Telekom me kontratë. Së shpejti kjo teknologji do suportohet nga më shumë marka. Samsung Galaxy A6 i dyqaneve Telekom kudo në vend vjen me këtë shërbim posaçërisht për ju.

Shërbimi aktivizohet me kërkesën e klientit dhe bën lidhje më të shpejtë të thirrjes. Abonenti mund të përdorë internetin në të njëjtën kohë që po realizon edhe thirrjen. Cilësia absolute e zërit është më e mirë sidomos nëse të dy abonentët kanë VoLTE.

Më shumë informacion mund të gjeni duke ndjekur linkun: https://www.telekom.com.al/samsung/a6/. Telekom kujdeset të sjellë teknologjinë më të fundit pranë abonentëve më novatorë.