Transmetuar më 18-09-2018, 14:41

Presidenti i Kosovës është i bindur për të shkuar më tej me dialogun me Serbinë, teksa në një deklaratë për mediat ditën e sotme, tha se nga kjo marrëveshje Kosova do të përfitojë.

Kaq mjaftoi që kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti të lajmërojë protestën në datën 29 shtator.

Në një dalje të posaçme për mediat, ai tha se Thaçi është duke punuar për interesa të tij personale.

“Në 29 shtator, ora 14:00 do të ketë protestë paqësore në Prishtinë kundër Thaçit. Ftoj qytetarët të marrin pjesë”, tha Kurti në konferencën për media.

Sipas tij, aventurat e presidentit po zëvendësojnë Gjermaninë me Rusinë pasi që nuk po kërkon më takime me Merkelin.

"Kjo është e padrejtë, e gabueshme, e dëmshme dhe e rrezikshme", tha Kurti. /k.k/noa.al/