Transmetuar më 23-09-2018, 11:58
Leroy Sane
Juventusi është kthyer në një “super-fuqi” që kërcënon ekipet e mëdha për t’i rrëmbyer yjet.
Pasi afroi Cristiano Ronaldon, një prej blerjeve më të bujshme në historinë e kampionatit italian dhe më të shtrenjta, ekipi torinez ka hedhur vështrimin nga të tjerë lojtarë të mëdhenj.
Më i fundit është gjermani i Manchester Cityt, Leroy Sane.
Sulmuesi anësor ka marrëdhënie jo fort të mira me Guardiolën dhe Juventus është në pritje të zhvillimeve.
Por, City e vlerëson lojtarin diku te 150 milionë euro.
Torinezët e kanë vendosur si objektiv për vitin e ardhshëm lojtarin./a.m./noa.al/