Transmetuar më 24-09-2018, 12:00
Fotoja e publikuar nga media serbe

Sa herë në Serbi gjejnë një problem, fajtorët janë shqiptarët.

Pasi gjithçka e quajnë "provokacia", tashmë ata kanë gjetur shqiptarët fajtorë për trukime ndeshjesh në nivele të larta.

Media serbe "ALO" i ka kushtuar një artikull kartonit të kuq të Cristiano Ronaldos, për të cilin fajëson…shqiptarët.

Atë që duan kohë ta bëjnë edhe hetuesit e mirëfilltë, e bën kjo media serbe që shkruan se mafia shqiptare kishte investuar miliona në baste që Ronaldo të dilte me karton të kuq.

"Në kthetrat e turmës shqiptare. Nëse vjedhja ndaj Serbisë në Botëror kaloi pa u vënë re nga FIFA, gjermani Feliks Brysh vështirë se do t’i shpëtojë pensionit tani. Por është më mirë se fati që do të kishte pësuar nëse to të refuzonte të tregonte një karton të kuq ndaj Ronaldos. Ndonëse disa media shkruan se Brysh dëmtoi Serbinë pasi ishte shpërblyer nga mafia shqiptare, ai mori ato vendime pasi ekzistojnë disa pamje filmike komprometuese që janë përdorur si shantazh, për të cilën ai mund të përfundojë pas hekurave", thuhet në medain serbe.

Sipas kësaj mediaje, personat që ndikuan ten arbitri janë me influencë në botën e krimit. Ata kanë shantazhuar arbitrin me disa pamje filmike kompromentuese.

"Këtë herë, ato mjaftuan për t’i treguar kartonin e kuq Ronaldos, falë disa njerëzve me influencë të kriminalitetit shqiptar, të cilët kishin investuar miliona në bastet online se portugezi do të largohej para kohe nga fusha e lojës. Dhe fitimet nga ky bast ishin shumë të mëdha. Si të mos ishin, kur një nga futbollistët më të mirë të ditëve të sotme përjashtohet nga Liga e Kampioneve. Ndoshta kjo mund të ishte bëma e fundit e gjyqtarit, i cili do të përfundojë në sitën e UEFA-s pas kartonit të kuq ndaj Ronaldos. Skandaloze është se UEFA vazhdon ti besojë ndeshjet e rëndësishme Bryzhit, i cili i gjykon në mënyrë katastrofike”, vijon shkrimin e saj media serbe "ALO".

Tashmë shqiptarët duhet të mësohen. pas çdo çmendurie, serbët e gjejnë fajtorin…!/a.m./noa.al/