Transmetuar më 24-09-2018, 18:01

Ish-futbollisti i skuadrës së Drenicës, Fidan Gashi, është ndarë nga jeta si pasojë e një aksidenti.

Faqja zyrtare e klubit kosovar e ka bërë publik lajmin e hidhur, në rrjetet sociale.

“Me pikëllim të thellë morëm lajmin për vdekjen e ish-futbollistit tonë, Fidan Gashi. Ai ishte futbollist i KF Drenica para disa vitësh dhe dha kontribut për klubin afro 5 vite në grupmosha të ndryshme të klubit.

Në emër të Kryesisë së KF Drenica, shtabit teknik, menaxhmetit, futbollistëve dhe të gjithë dashamirëve të klubit, shprehim ngushllimet më të sinqerta për familjen të afërmit, miqt dhe të gjithë ata që e njohën të riun Fidan Gashi i cili humbi jetën tragjikisht.

U prefsh në paqe Fidan, ngushllime”, thuhet në mesazhin e klubit.

fidan gashi

Ai u përplas me një zetor pa drita në rrugë, teksa ecte me një makinë. /k.k/noa.al/