Transmetuar më 24-09-2018, 21:33

Një konkurent në audicionet e "The Voice" në Rumani ka bërë xhiron e botës, kjo për shkak të zërit të tij.

Konkurenti ka mahnitur jurinë me një interpretim të "Mbretit" të popit, Michael Jackson.

Bogdan Ioan ka kënduar këngën legjendare "Earth Song".

Ngjashmëria e zërit të Ioan me atë të Michael Jckson është thuajse e njëjtë. 

Me interpretimin e tij, Bogdan Ioan, ka drithëruar publikun si dhe ka shokuar jurinë të cilët e kanë aprovuar menjëherë atë.

Madje njëri prej tyre është përulur para tij.

Bogdan Ioan është diplomuar në arkitekturë dhe nuk ka studiuar kurrë në ndonjë degë që ka lidhje me muzikën.

Më poshtë keni videon që do ju lërë pa fjalë./a.k/noa.al/