Në vitet e fundit ishim mësuar të shihnim në majë vetëm Lionel Messin dhe Cristiano Ronaldon.
Por mbrëmjen e sotme, Luka Modric, i ka zbritur ata nga "froni".
Kroati është shpallur lojtari më i mirë i vitit nga FIFA.
Mesfushori kroat ka arritur të triumfojë për çmimin ‘The Best’ në ceremoninë e FIFA-s të organizuar në Londër.
33 vjeçari pas një sezoni fantastik me Real Madridin në Spanjë dhe Kroacinë në Kupën e Botës, ka arritur të shpallet lojtari i vitit.
Janë kapitenët e ekipeve kombëtare dhe gazetarët që kanë votuar për Modricin, që në garë për këtë çmim ka mposhtur Cristiano Ronaldon dhe Mohamed Salah.
Luka Modric bëhet lojtari i parë kroat që e fiton këtë trofe, duke lënë pas legjendën Davor Suker, që në vitin 1998 ishte renditur vetëm në vendin e tretë.
Kroacia këtë vit shkruajti historinë duke arritur deri në finale të Botërorit "Rusi 2018", ku u mposht nga Franca./a.k/noa.al/