Transmetuar më 24-09-2018, 23:59

"Mrekullia" ka ndodhur për një person i cili nuk mund të buzëqeshte dot prej dhëmbëve të prishur.

Një dentist nga Teksasi në Shtete e Bashkuara të Amerikës, ka ndihmuar një burrë që të transformojë buzëqeshjen e tij.

Surpriza më e madhe ishte reagimi i pacientit kur pa veten në kamera.

Dentisti Kenny Wilstead i ofroi Dillon që ti rregullonte dhëmbët pasi vuri re në fotografitë e tij në Facebook se nuk qeshte kurrë.

Ndryshimi total ndodhi vetëm për dy orë punë.

“Po pyesja veten se çfarë po ndodh që po rri kaq gjatë. Nuk kisha qeshur pa mbajtur dorën para që kur isha fëmijë”, tha ai pasi u përlot nga pamja e re që i sillnin dhëmbët.

Ndërkohë, dentisti shpjegoi për Dailymail se procedura u shty për një vit pasi klienti nuk largohej dot nga puna.

“Unë i ofrova që ti rregulloja buzëqeshjen dhe ai tha se kishte aq shumë punë sa nuk largohej dot. Kështu më harroi për një vit derisa pati dhimbje dhëmbi. Shefi i dha leje që të vijë tek unë, prandaj gjeta momentin e duhur që ti jap një buzëqeshje të re”, u shpreh Kenny.

Më poshtë keni videon: