Transmetuar më 25-09-2018, 08:00

Pak muaj më parë Roza Lati u kthye në qendër të vëmendjes së mediave pas fotove që postoi në Instagram ku shfaqej me të dashurin e saj të cilit ja kishte mbuluar portretin, një djalë i ri me tatuazhe e që u përfol se bënte jetë luksoze.

Së fundmi u përhapën thashetheme se Roza është ndarë nga djali në fjalë.

Gjithçka pasi e ftuar tek “Rudina” moderatorja tha, “Në Ulqin jam nisur pa plan. Isha mërzitur me ca gjallesa të vogla nëpër këmbë”.

Por disa orë më parë, Roza ka treguar se e vazhdon lidhjen me veprimin që bëri. Moderatorja vendosi foto profili imazhin e të dashurit duke i treguar kështu fytyrën për herë të parë.

Burime për “Iconstyle.al” kanë zbuluar se Roza është në lidhje me Arbër Treskun, djalin nga Mirdita, i njohur për jetën e tij të luksit.